Ministria e Shëndetësisë ua ndaloi vaksinimin me Pfizer, kaq persona u vaksinuan dje

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 15:18
Ministria e Shëndetësisë ua ndaloi vaksinimin me Pfizer, kaq persona u vaksinuan dje

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qendrat e vaksinimit që të vaksinojnë qytetarët që kanë për të marrë dozën e parë të vaksinën me vaksinën e AstraZenecas. Ndërsa, ata që kanë për të marrë dozën e dytë të vaksinës, mund ta marrin atë të Pfizer. Për shkak që nuk kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e AstraZenecas, disa persona janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 5 mijë e 271 persona kundër COVID-19.

Ndërsa, deri tani në Kosovë 243 mijë e 428 doza të vaksinave janë dhënë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

60 mijë e 759 persona janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të këtij virusi në vend.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kundër COVID-19 sot është vaksinuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai është vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas.

Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me këtë vaksinë.

(Kosova Sot Online)