Liderët e vjetër po zëvendësohen me servilët e shefave të “pensionuar” e thellësisht të korruptuar!

Liderët e vjetër po zëvendësohen me servilët e shefave të “pensionuar” e thellësisht të korruptuar!
Liderët e vjetër po zëvendësohen me servilët e shefave të “pensionuar” e thellësisht të korruptuar!

Blerim Burjani

  • 08 July 2021 - 07:29

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Edhe PDK edhe LDK e pranuan ma në fund tranzicion nga një gjeneratë e vjetër në një gjeneratë të re. Në LDK e larguan gjeneratën e vjetër, apo dalëngadalë i hoqën të gjithë për ta ruajtur partinë për kohën e re që po vjen, përderisa të vjetrit janë akomoduar në biznese private dhe gjëra të paligjshme.

Tash tentativa është për ti ndërruar liderët e vjetër dhe për të krijuar lider të politik por edhe dhe kryesi të reja politike, dhe për ti ruajtur pasuritë e fituara me njerëz të pa korruptuar. Persona të dëgjueshëm po vijnë në krye të partive, nga të cilët nuk pritet të bëjnë politikë por ti bëjnë detyrat që ua kanë dhënë ose jua japin. Pra kjo fazë është pranuar nga PDK dhe LDK me lider të rinj dhe të dëgjueshëm e të pa guximshëm dhe të pa përvojë për të nxjerrë vendime të rënda nacionale. Pra mbrojta përmes një gjenerate të re politike të cilët janë argat të politikanëve të vjetër dhe liderëve të vjetër. PDK dhe LDK pranuan tranzicion nga një gjeneratë e vjetër në një gjeneratë të re.

Në LDK e larguan gjeneratën e vjetër apo dalëngadalë i hoqën të gjithë për ta ruajtur partinë për kohën e re që po vjen, përderisa të vjetrit janë akomoduar në biznese private dhe gjëra të paligjshme. Ministria e Drejtësisë përderisa është kështu si janë këta në VV, të pa përvojë dhe mendojnë se me ligje ndryshon çdo gjë sepse nuk ka ligje të bollshme, e kanë gabim. Ligje ka për së tepërmi dhe ato janë të mira por nuk zbatohen apo zbatohen vetëm pjesërisht dhe me kute selektive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".