Ministrat e Kurtit vaksinohen me AstraZeneca

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 22:25
Ministrat e Kurtit vaksinohen me AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë sugjeroi të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër Covid 19 që të evitohet vala e re e virusit.

Pesë muaj pas fillimit të vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë, edhe ministri i Shëndetësisë ndër qytetarë tjerë po priste në karriget e sallës 1 tetori për t’u vaksinuar.

Ndër dy vaksinat që Kosova ka në dispozicion, Astra Zeneca dhe Pfizer, Vitija mori Astra Zenecën.

Pasi u vaksinua me këtë lloj vaksine Vitia doli para foltores me një mesazh për të gjithë ata që po hezitojnë të votohen me Astra-Zeneca.

 

Ministri i shëndetësisë garantoi që kjo vaksinë është po aq e dobishme sa të tjerat.

Vitia tha se një vale e re e virusit Covid-19 është e paevitueshme në qoftë se qytetarët nuk vaksinohen.

E deri tash në Kosovë janë vaksinuar më shumë se 240 mijë njerëz kundër këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë në Norvegji në një përgjigje për T7 ka thënë që vaksinar që i janë dërguar Kosovës kanë afat të përdorimit.

Ndërsa, statistikat tregojnë që vaksinën Astra-Zeneca janë duke e marrë edhe në vendet e rajonit e botës.

Vetëm në Shqipëri, afër 150 mijë persona janë imunizuar me astra-zeneca.

E sipas OBSH-së, kjo vaksinë është dëshmuar të jetë efikase në luftimin e Covid 19.

Deri tash është Mbretëria e Bashkuar ajo që ka porositur rreth 100 milionë doza të AstraZenecës.

Në këtë mes të vaksinimit nuk janë vërejtur efekte anësore tek ata që janë vaksinuar me këtë lloj.

Me Astra-Zeneca do ta vaksinohen edhe të gjithë ministrat e kabinetit të kryeministrit Kurti.

Gjatë së enjtes ministrja e arsimit Arbërie Nagavci e ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla u imunizuan me këtë kurë të Covid-19.

(Kosova Sot Online)