Theri kolegun disa herë me thikë, Prokuroria zvicerane ngre aktakuzë ndaj 51-vjeçarit nga Kosova

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 07:57
Theri kolegun disa herë me thikë, Prokuroria zvicerane ngre aktakuzë ndaj 51-vjeçarit nga Kosova

Prokuroria publike e Solothurnit ka ngritur akuzën për tentim të vrasjes me dashje kundër një 51-vjeçari.

Ai konsiderohet se ka plagosur rëndë një koleg pune në një mosmarrëveshje në një kantier ndërtimi në Biberist, në shtatorin e kaluar, shkruan sda.ch.

I akuzuari, një kosovar, e ka therur viktimën disa herë me thikë, thuhet në deklaratën e prokurorisë publike, të publikuar të enjten, transmeton albinfo.ch. I dyshuari pjesërisht i mohon akuzat.

Mesditën e 17 shtatorit të vitit 2020, qendra e alarmit kishte marrë një mesazh ku thuhej se dy persona ishin grindur, pati shkruar policia e kantonit Solothurn në një mesazh në atë kohë. Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, atje kishte gjetur vetëm viktimën e plagosur.

Personi atëbotë 27-vjeçar që kishte pësuar disa lëndime, qe dërguar në spital për trajtim, përcjell albinfo.ch. Sipas deklaratave të saj, policia ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar pasi një hetim pati filluar menjëherë.

Data e gjyqit në gjykatën e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt nuk është caktuar ende.

(Kosova Sot Online)