Roja e kafenesë në Vushtrri raporton se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin lokalit

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 10:31
Roja e kafenesë në Vushtrri raporton se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin lokalit

Një person në Vushtrri, roje e një kafeneje ka lajmëruar Policinë e Kosovës se dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas i kanë vënë zjarrin lokalit.

Zjarrfikësit e kanë shuar më pas zjarrin, teksa roja e lokalit ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri 08.07.2021 – 03:21. Viktima mashkull kosovar roje sigurimi, ka informuar se për deri sa ishte në sigurimin e lokalit – Kafiteri, me forcë kanë depërtuar dy persona të maskuar dhe kanë sulmuar fizikisht, ku më pas i kanë vënë zjarrin lokalit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)