Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 14:44
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19.

Njoftimi i MSH’së:

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 133.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)