
Lexoni edhe:
'Do të vras, do hap një gropë dhe do të hedh', si shfrytëzohen dhe kërcënohen qytetarët
Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë që kur iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë, një javë më parë.
Duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Papa, 84 vjeç, udhëhoqi lutjet javore nga një ballkon i Spitalit Gemelli në Romë.
'Do të vras, do hap një gropë dhe do të hedh', si shfrytëzohen dhe kërcënohen qytetarëtLexoni edhe:
Qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit.
“Jam i lumtur që jam në gjendje të mbaj takimin e së dielës Angelus edhe nga këtu”, i tha Papa turmës.
“E kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”, tha ai.
Disa fëmijë pacientë u shfaqën së bashku me Papën në ballkon.
Nuk është ende e qartë se sa kohë do të qëndrojë ai në spital.
Vatikani tha se Papa i është përgjigjur mirë trajtimit.
Papa Françesku do ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë.
(Kosova Sot Online)