Ambasadori spanjoll në Serbi: “S’e njohim Kosovën, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare”

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 11:27
Ambasadori spanjoll në Serbi: “S’e njohim Kosovën, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare”

“Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse ajo respekton të drejtën ndërkombëtare”.

Kështu ka thënë ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, duke shtuar se kjo mosnjohje shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ai tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është një politikë zyrtare shtetërore, pavarësisht se siç tha ai cila parti është në Qeveri në një moment të caktuar.

“Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territory”, deklaroi diplomati spanjoll në Beograd, transmeton Klankosova.tv

I pyetur nëse Spanja po ushtrohet presion për të ndryshuar pozicionin e saj, Molina tha se ata nuk janë nën presion për të ndryshuar pozicionin e tyre, dhe se sipas tij :pozicioni i vendit në lidhje me mosmarrëveshjen mbi territorin e Kosovës nuk është as kapriçioz dhe as arbitrar, por është rezultat i respektimit të ligjit nderkombetar”.

(Kosova Sot Online)