Gati 900 deçanas të helmuar, deputetja e LVV-së: Institucionet shëndetësore po punojnë për zbardhjen e rastit

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 15:03
Gati 900 deçanas të helmuar, deputetja e LVV-së: Institucionet shëndetësore po punojnë për zbardhjen e rastit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Ajo ka thënë se janë duke punuar institucionet shëndetësore që të gjendet shkaku.

“Lidhur me situatën e krijuar ne komunen e Deçanit, ku një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta, vjellje dhe barkëqitje, të gjitha institucionet relevante shtetërore janë duke punuar në gjetjen e shkaktarit. Shërim të shpejt të prekurve”, tha ajo.

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji.

Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.

https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/5759061540833719

(Kosova Sot Online)