Tentoi të kalojë kufirin me test antiCovid fals, dënohet me 1 vit burg

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:13
Tentoi të kalojë kufirin me test antiCovid fals, dënohet me 1 vit burg

Një Gjykatë në Bruksel dënoi me 1 vit burg një person që tentoi të udhëtojë me avion me anë të një testi negativ për Covid fals.

Autoritetet në Belgjikë duket se duan të japin një mësim se këto masa janë shumë të rëndësishme dhe se nuk do të tolerohet askush, pasi një vendim i ngjashëm është dhënë dhe disa ditë më parë.

Nga 19 prilli deri në 11 korrik janë mbi 570 persona që janë ndaluar nga autoritetet me teste molekulare false në aeroportin e Brukselit.

Në kohët e vështira të pandemisë, pothuajse shumica e vendeve e kanë të detyrueshëm një test anticovid të kryer të paktën në 48 orët e fundit.

(Kosova Sot Online)