Për shkak të COVID-19 ky vend ndalon muzikën ritmike në ambiente të mbyllura, jo edhe atë me ritme të ulëta

  • S.A /
  • 13 July 2021 - 11:54
Për shkak të COVID-19 ky vend ndalon muzikën ritmike në ambiente të mbyllura, jo edhe atë me ritme të ulëta

Për shkak të COVID-19 ky vend ndalon muzikën ritmike në ambiente të mbyllura, jo edhe atë me ritme të ulëta

Autoritetet në Seul kanë ndaluar muzikën me ritëm të shpejtë në palestra dhe ambiente të mbyllura sportive për shkak të frikës së përhapjes së Covid 19. Koreja e Jugut po përballet me një valë të re infeksionesh në numër të lartë, ndaj në fuqi kanë hyrë disa masa të reja, që ndalojnë lëvizjen dhe takimet e njërëzve mes tyre.

Koreja e Jugut ka ndaluar muzikën ritmike në palestra, klasat e zumbave dhe gjimnastikës, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Zyrtarët shëndetësore në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul, kanë përcaktuar të mos luhet muzikë me ritme më të larta se 120 beats në minute.

Sipas tyre, kufizimet do të parandalojnë njerëzit të marrin frymë shumë shpejt ose të spërkasin djersën mbi njëri-tjetrin. Njerëzit gjithashtu lejohen të kalojnë vetëm dy orë në të njëjtën kohë, në ambiente të mbyllura sportive dhe nuk duhet të përdorin dushin. Të gjitha objektet sportive duhet të mbyllen deri në orën 22:00. Por, masa është kontenstuar nga pronarët e palestrave, të cilët shprehen se kufizimi ndikon në punën e tyre.

Ekspertët thonë se është e vështirë të konfirmohet nëse njerëzit janë infektuar në palestra.

Shifrat nga Britania e Madhe vitin e kaluar sugjeruan se ato nuk ishin një pikë e rëndësishme për infeksionet. Kufizimet e Seulit për palestrat janë pjesë e një numri masash që u prezantuan në të hënën dhe do të zgjasin për dy javë.

Takimet janë të kufizuara në katër, dhe ulen në dy pas orës 18:00. Klubet e natës dhe baret kërkohet gjithashtu të mbyllen dhe shkollat​​do të lëvizin klasat e tyre në internet.

(Kosova Sot Online )