Ambasada amerikane fton institucionet e Kosovës që të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpi

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 13:43
Ambasada amerikane fton institucionet e Kosovës që të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpi

Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen në mënyrë që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi

“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash, ju lutemi lëreni politikën anash e bashkëpunoni për t’u siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” , thuhet në njoftimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)