Mërgimtari: Nuk kemi pirë ujë të ujësjellësit, por gruan e kam të sëmurë me simptoma të helmimit

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 08:10
Mërgimtari: Nuk kemi pirë ujë të ujësjellësit, por gruan e kam të sëmurë me simptoma të helmimit

Enigma e qytetarëve të helmuar po vazhdon edhe sot në komunën e Deçanit, ku deri në mbrëmjen e së mërkurës edhe 184 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF-në e kësaj komune.

E sikur kjo mos të mjaftonte një mërgimtar i cili kishte ardhur para tre ditësh në Kosovë thotë se gruaja e tij është duke marrë trajtim mjekësor me po të njëjta simptoma sikur këta të helmuarit, ndonëse nuk kanë përdorur ujësjellësin fare, por ujë të ambalazhuar.

“Quhem , Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit kam ardhë para tre dite prej Zvicrës, sa i përket koronavirusit i kemi marrë injeksionet, sot gruaja ime është në emergjencë, muj me thanë se prej se jemi ardhë prej Zvicrës, dhe deri në këtë minutë ujë nuk këna pijë, vetëm të blerë se nuk e përdorim këta të ujësjellësit, dhe momentalisht shoqen e kam shumë dobët në emergjencë” tha Tetaj në një lidhje direkte në Politiko.

Sipas Tetajt bashkëshortja ankohet prej vjellave dhe diarresë, dhe se edhe vëllai dhe gruaja e tij janë po ashtu me simptoma të helmimit.

(Kosova Sot Online)