Dyshimet për keqpërdorime me lejet e ndërtimit, Policia aksione në Pejë, Istog dhe Klinë

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 12:02
Dyshimet për keqpërdorime me lejet e ndërtimit, Policia aksione në Pejë, Istog dhe Klinë

Departamentin Special i Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë është duke zhvilluar aksion në tri komuna.

Media merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar në tri komuna: Pejë, Istog dhe Klinë.

Poashtu Express, jozyrtarisht mëson se aksioni ka të bëj me dyshimet rreth lëshimit të lejeve të ndërtimit në mënyrë të kundërligjshme dhe për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky aksion aktualisht është duke vazhduar.

Zyrtarja për Informim në komunën e Klinës, Samije Gjergjaj,  ka konfirmuar për Express, se ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë  ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunë e Istogut.

Këtë e ka konfirmuar për media  nënkryetari i komunës së Istogut, Agim Ademaj.

Ai ka thënë se njësia speciale ka hyrë në këtë komunë rreth orës 10:00 dhe se për këtë i kanë informuar paraprakisht.

Ademaj i pyetur se nëse ky aksion po bëhet për shkak të ndonjë keqpërdorimi, është shprehur se nuk ka informacione dhe se policia po kryen punët e saja.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta. Ata kanë hyrë në komunë rreth orës 10:00. Neve na kanë informuar mëherët për këtë”, ka deklaruar ai.

Aksion policor është duke u zhvilluar edhe në Pejë, megjithatë ende s’ka detaje konkrete rreth aksionit në këtë komunë.

Kosova Sot Online do të ju mbajë të informuar për aksionet që po zhvillohen.

(Kosova Sot Online)