Konjufca pas vërshimeve në Gjermani: Vendi mik i Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 09:25
Konjufca pas vërshimeve në Gjermani: Vendi mik i Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shkruar pas reshjeve në Gjermani ku disa persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë janë të zhdukur.

Në një shkrim në Facebook, Konjufca ka thënë  se Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike.

“Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 50 njerëz dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur.  Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman”, ka shkruar ai.

“Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja”, thotë i njëjti.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1738919022961948

(Kosova Sot Online)