
17-vjeçari nga Gjakova që vdiq mbrëmë ishte futbollist, do t’i bashkohej ekipit nesër për turne

Një 17-vjeçar ka vdekur mbrëmë pasi që ka rënë në vrimën e ashensorit në një objekt që ishte në ndërtim e sipër në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i mituri, deri sa ishte duke qëndruar me shokë në katin e gjashtë të një objekti, ka rënë nga lartësia dhe nga lëndimet e rënda pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë edhe klubin në të cilin ai ka luajtur “KF Gjakova”, të cilët Denisin e kanë cilësuar si shembull për të tjerët si djalosh i disiplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar.
Klubi përmes një postimi kanë treguar se ata sot po e prisnin ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që t’iu bashkëngjitej kolegëve të tij të klubit.
Gjakovë 15.07.2021 – 23:59. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur, deri sa ishte duke qëndruar me shokë në katin e gjashtë të një objekti, ka rënë nga lartësia dhe nga lëndimet e rënda pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
Postimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.
I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit,
Por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22 …
Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen BAKALLI…
https://www.facebook.com/KFGJAKOVA/posts/4258489484173631
(Kosova Sot Online)