Kreatorja thotë se ia dhuroi vajzës së Kurtit fustanin, zëdhënësja thotë se e mori huazim

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 08:22
Kreatorja thotë se ia dhuroi vajzës së Kurtit fustanin, zëdhënësja thotë se e mori huazim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe familja e tij, dje kanë marrë pjesë në festivalin e filmit në Cannes të Francës. Por, më shumë se pjesëmarrja e tyre në këtë festival, vëmendje ka marrë fustani që kishte veshur e bija e tij, Lea, e që u tha se kushton 490 dollarë. Përderisa në Qeveri deklaruar se fustani është i huazuar, kreatorja ka thënë diçka tjetër.Kreatorja e fustanit, Lirika Matoshi, ka thënë se fustani është dhuratë nga ajo për vajzën e Kurtit.

“Ky fustan është dhuratë nga unë personalisht. Sa postim i turpshëm” , ka komentuar Matoshi në një postim të zyrtares së PSD’së, Natyra Kuçit. Por, ndryshe kanë deklaruar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, ka thënë se bashkëshortja e Kurtit i ka huazuar fustanin e saj dhe të vajzës nga dy kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi dhe se me t’u kthyer në Prishtinë, fustanet do t’u kthehen kreatoreve.

“I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, shkroi në Facebook Kelmendi.

Kuçi më pas ka publikuar deklaratat e Kelmendit dhe Matoshit, derisa ka shkruar “përcaktonu vajza”.

Image

(Kosova Sot Online )