Kryetari i një komune belge po jepte intervistë, pas shpinës së tij përmbytja shkatërron një shtëpi

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 09:47
Kryetari i një komune belge po jepte intervistë, pas shpinës së tij përmbytja shkatërron një shtëpi

Në Pepinster, një qytet në Belgjikën lindore, qindra shtëpi u shembën pasi lumi Vesdre përmbyti qytetin. Më shumë se një mijë shtëpi u evakuuan.

Sky News publikoi një regjistrim të një bisede me kryebashkiakun e Pepinsterit që u ndërpre kur njëra prej shtëpive filloi të shembet për shkak të përmbytjes. Pamjet tregojnë qiramarrësit që ikin mbi çati.

Njerëzit që jetojnë pranë lumit Meuse në Liege, një qytet me 200 mijë banorë u është kërkuar që të lëvizin në zonat që nuk rrezikojnë të përmbyten, dhe trafiku detar është pezulluar për shkak të rrezikut të tejmbushjes së lumit.

Shirat e dendura, për të cilët ekspertët thonë se janë të paprecedentë, janë përhapur në Francë, Luksemburg dhe Holandë dhe pjesë të Zvicrës janë në gatishmëri, transmeton telegrafi.

(Kosova Sot Online)