Kuvendi nuk arrin të shkarkojë Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

  • G.G /
  • 19 korrik 2021 - 13:17
Kuvendi nuk arrin të shkarkojë Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Në mungesë të kuorumit,  Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të shkarkoj anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci tha se kjo pikë zhvendoset në një seancë tjetër.

Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare seanca e sotme përfundoj dhe u vendos që kjo të vazhdojë të mërkurën.

“Në pajtim me shefat e grupeve parlamentare seanca do të vazhdojë të mërkurën në ora 13:00”, tha Bogujevci.

Komisioni për Bujqësi kishte rekomanduar shkarkimin e këtij bordi.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Fitore Pacolli tha se përbërja e këtij bordi është jo profesionale, derisa shtoi se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka punuar në modernizimin e transportit hekurudhor.

Gjatë seancës pati përplasje të shumta në mes pozitës e opozitës për këtë çështje.

LDK lëshoi sallën në momentin e votimit.

(Kosova Sot Online)