I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 15:25
I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021, ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 164 par. 1 lidhur me nenin 31 të

Nga kjo gjykata kanë thënë se me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Se të pandehurit  S.M., A.B., V.F., dhe F.F., në bashkëkryerje, merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që me datë 16 korrik jashtë vendkalimit zyrtar kufitar shtetëror Shqipëri-Kosovë, në afërsi të fshatit Vërmicë, kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës 11 (njëmbëdhjetë) shtetas të Sirisë, të cilët me një automjet të cilën e ka drejtuar i pandehuri S.M., i kanë sjellë deri në shtëpinë e të pandehurit A.B., në Suharekë, në mënyrë që më vonë me kompensim financiar të i transportojnë deri në Mitrovicë afër kufirit, me qëllim të kalimit të tyre ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë”, është thënë nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, si dhe faktin se procedura është në fazën fillestare dhe në vazhdim duhet të dëgjohen të gjithë të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit, dhe të mblidhen edhe prova tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale. Nga të lartë cekurat gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, gjithashtu për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet tutje për media.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

(Kosova Sot Online)