Çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Gjermani

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 12:25
Çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar qytetin e shkatërruar të Bad Münstereifel dhe premtoi ndihmë qeveritare brenda pak ditësh.

Ajo i përshkroi si përmbytjet më të këqija të zonës në 700 vjet.

Shumë donacione dhe ekipe ndihmash kanë mbërritur nga pjesë të tjera të Gjermanisë. Kancelarja premtoi se do të nisë puna për kthimin e jetës në normalitet edhe pse shumë prona janë shkatërruar plotësisht.

Banorët e zonave të prekura nga përmbytjet tashmë kanë nisur të shohin se çfarë u ka mbetur nga banesat e tyre, pasi uji është tërhequr.

Siç shihet dhe nga fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare, dëmet duket se janë më të mëdha nga sa mendohej në fillim.

(Kosova Sot Online )