Kelmendi tha se nëse alkooli ka veç një të mirë do të kërkojë falje, sociologu i përgjigjet me ajet kuranor

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 19:35
 Kelmendi tha se nëse alkooli ka veç një të mirë do të kërkojë falje, sociologu i përgjigjet me ajet kuranor

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, dje ka thënë se alkooli nuk ka asnjë dobi, e nëse gjendet një e tillë, atëherë ai tha se do të kërkojë falje publikisht.

“Asnjë e mirë nuk vjen nga alkooli. Nuk përdoret as për dezinfektimin e plagëve si është përdorur në të kaluarën, e le më të futet në organizëm. Uroj që asnjë qytetarë i Kosovës, që kurrë mos ta përdori alkoolin”, tha Kelmendi.               

“Nëse veç një e mirë vjen nga alkooli unë do të kërkojë falje në studion tuaj”.

Në lidhje me këtë deklaratë të Gëzim Kelmendit ka reaguar sociologu i njohur nga Mitrovica, Jahir Sumiqi.

Ai tha se alkooli dhe bixhozi janë mëkat i madh, por ka edhe dobi nga to.

“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh, E KA EDHE DOBI NË TO, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre – 2:219. Gëzim_Kelmendi; unë nuk po të ftoj të kërkosh falje nëpër studio televizive, kërko falje dhe pendohu tek Zoti në emër të të cilit flet pa dije”, u shprehë Sumiqi në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)