Vuçiq: Nëse dikush e njeh Kosovën, Serbia do ta fillojë fushatën e çnjohjeve

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 14:33
 Vuçiq: Nëse dikush e njeh Kosovën, Serbia do ta fillojë fushatën e çnjohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar se nëse ndonjë vend merr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do ta fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve, raporton Tanjug.

I pyetur se si do të reagonte Serbia nëse Kosova fillon fushatët e njohjeve të paralajmëruar nga presidenti turk, Vuçiq përmendi marrëveshjen e Washingtonit dhe zotimin e Kosovës për moratoriumin e të mos bërit fushatë për njohje.

“Do të zgjasë deri në shtator. Nëse dikush merr vendim mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për ta tërhequr njohjen”, tha Vuçiq.

Ai tha se e respekton presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me Turqinë.

“Ne kemi vendin tonë, interesat tona dhe ne do të veprojmë në përputhje me ato interesa”, shtoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)