Ankesa nga diaspora për gjobat që aplikohen për vonesat në regjistrimin e fëmijëve

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 08:55
Ankesa nga diaspora për gjobat që aplikohen për vonesat në regjistrimin e fëmijëve

Fahredin Bunjaku, bashkatdhëtar në Zvicër, është ankuar për gjobat që po aplikohen në Kosovë për shkak të vonesave të regjistrimit të fëmijëve në Kosovë, të cilët kanë lindur në diasporë.

Ky i fundit ka marrë një gjobë për një vonese të tillë për regjistrimin e djalit të tij, e cila sipas tij, nuk është e drejtë. Kjo gjobë është shqiptuar nga Administrata e Përgjithshme në Gjilan.

“Ata në vend që të na stimulojnë neve bashkatdhetarëve për regjistrimin e fëmijëve në zyrat e vendit në Kosovë, ata po na gjobisin”, ka thënë Binjaku.

(Kosova Sot Online )