Pamje: Polici amerikan e sulmon me revole shoku 75-vjeçarin në të brendshme

  • G.G /
  • 24 korrik 2021 - 13:06
Pamje: Polici amerikan e sulmon me revole shoku 75-vjeçarin në të brendshme

Një burrë 75-vjeçar pësoi sulm pasi u sulmua me revole shoku nga policia në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, përderisa kishte të veshura vetëm të brendshmet.

Michael Clark doli në derën e banesës për t’iu përgjigjur policit Nicholas Hanning dhe një policeje, kur ata e urdhëruan që ta hidhte një lloj arme që dukej si shpatë.

Clark, i cili raportohet se do ta padisë policinë lokale, e vendosi objektin në një dollap prapa vetes, por u tha policëve se nuk do të shtrihet në tokë siç e kishin urdhëruar, shkruan Independent.

Pak sekonda më pas, polici Hanning ia drejtoi revolen e shokut të moshuarit dhe e qëlloi atë pa paralajmërim. Plaku shihet në pamjet e siguruara nga kamera e vendosur në trupin e policit duke rënë me shpinë në tokë dhe duke e lënduar kokën. Në video, ai duket se është pa vetëdije.

Kolegia e policit që e qëlloi plakun më pas e tërhoqi atë zjarrë nga banesa dhe ia lidhi duart me pranga. Avokatja e të moshuarit, Sarah Schielke, i siguroi pamjet e kamerës së vendosur në trupin e policit.

“Njerëzit si ky nuk duhet të jenë policë. Nuk mund ta them me fjalë atë që ata ma morën atë ditë. Do të bëj gjithçka që nevojitet me atë pak kohë që kam për të mos lejuar që kjo t’i ndodhë ndokujt tjetër”, tha i moshuari.

(Kosova Sot Online)