Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 13:35
 Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tokio është shprehur e ngazëllyer për medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Osmani tha se Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor.

“Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor i dha medaljen e artë olimpike. Jam e bindur që të gjitha vajzat në Kosovë e kanë kuptuar se asgjë s’mund t’i ndalë për të shënuar suksese”, u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo ka falenderuar sportistët kosovarë që po e bëjnë të mundur shkëlqimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Dua t’i falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë nder që po ia bëjnë shtetit të Kosovës, duke siguruar që shteti i Kosovës të shkëlqejë ndërkombtarisht”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)