Rrufeja i vë flakën shtëpisë

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 14:33
Rrufeja i vë flakën shtëpisë

Pas motit me temperatura të nxehta, stuhitë kanë goditur disa zona në Mbretërinë e Bashkuar. Rrufe të shumta janë shkarkuar në tokë, ku një prej tyre ka goditur një shtëpi në Hampshire duke i vënë flakën.

Një e moshuar jetonte në banesën, që u përfshi nga flakët, por për fat të mirë ajo mbeti e palënduar pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.

Si pasojë e shirave me intensitet të lartë, uji u fut në shumë shtëpi në Liverpul mëngjesin e së shtunës.

Autoritetet meteorologjike kanë dhënë paralajmërime për stuhi të vazhdueshme, ndërsa rreth 400 mijë persona pritet t’u drejtohen aeroporteve këtë fundjavë për pushime.

(Kosova Sot Online)