Sulmet e opozitës së zhgënjyer pa argumente kundër Qeverisë, janë turpi që nuk mundë të falet

Sulmet e opozitës së zhgënjyer pa argumente kundër Qeverisë, janë turpi që nuk mundë të falet
Sulmet e opozitës së zhgënjyer pa argumente kundër Qeverisë, janë turpi që nuk mundë të falet

Skender Mulliqi

  • 24 July 2021 - 13:52

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Në dëshirën e madhe për “gjah” , garda e vjetër kanë krijuar recepcionin për Kurtin si pronar i të gjithave , i cili po kontrollon të gjitha në Kosovë, e që ky recepcion i tyre po shërbehet si motiv e gjithë kësaj përndjekje ndaj tij. Synim i tyre është “gjahu” mbi viktimën , por jo edhe bërja politikë. Këtyre në fakt politika edhe pak po ju intereson. E gjithë zhurma që po bëhet në media e ka të njëjtin qëllim.

Britmat dhe nervozat e tyre e kanë qëllimin e shqetësimit dhe të dekoncentrimit të kryeministrit Kurti. Këtë po e bëjnë në mënyrë permanente ,deri sa të mendojnë së i arrijnë synimit përfundimtare. E kanë rrëzuar njëherë nga froni, dhe po mendojnë së do ta rrëzojnë edhe tash? Mediat që po i përkrahin nuk i kanë sa për informim , por i kanë që sa më zëshëm ta shigjetojnë “gjahun”… Ata që po e bëjnë këtë punë , nuk ju intereson demokracia, nuk ju intereson të bërit politikë parimore .Ju intereson që grushtimet karshi Kurtit të janë sa më të forta dhe rrënuese për të. Të gjitha pyetjet tjera që ju bëhen , nuk kanë agjendë. Zgjidhje për gardistët e vjetër të politikës është ta “zgjedhin” problemin Kurti.

Uria për të mira materiale dhe uria e tyre për vazhdimin e pasurimeve nuk kanë fund. Dua të them së teoritë e mashtrimeve po vazhdojnë ,e që nuk do të bëjnë punë kësaj radhe. Po e forcojnë edhe më shume pozitën e kryeministrit Albin Kurti si brenda, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edhe nëse nuk me besoni mua, jeni duke e pa vetë lexues të nderuar rrjedhën e ngjarjeve politike , e veçmas ato në raport më Serbinë, ku Kurti është duke e përfaqësuar Kosovën denjësisht. Ta mposhtësh dike politikisht , duhet të jesh i rangut. Dhe, në gjithë këtë zallamahi politike , nuk besoj së kryeministri do të mposhtet nga ata që luftën politike po e bëjnë pa takat, dhe pa argumente.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".