Kosovarja vdiq nga përmbytjet në Gjermani, Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Delija

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 16:42
 Kosovarja vdiq nga përmbytjet në Gjermani, Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Delija

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani, njofton zyra e kryeministrit.

Vdekja e saj u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.

“Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit”, njofton zyra e kryeministrit Kurti.

(Kosova Sot Online)