Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 16:52
 Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Përmes një shkrimi në Twitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga kjo ambasadë.

Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.

Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me brazilianen, Gabriela Chibana, duke fituar me ippon.

(Kosova Sot Online)