Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 10:09
Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë.

Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha zëdhënësi i policisë.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i aksidentit:

Image
Image

(Kosova Sot Online)