Sveçla flet për gjendjen në Kroaci: 26 bashkëqytetarë do të lirohen nga spitali gjatë ditë së sotme

  • A.P /
  • 26 korrik 2021 - 19:24
Sveçla flet për gjendjen në Kroaci: 26 bashkëqytetarë do të lirohen nga spitali gjatë ditë së sotme

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka bërë të ditur se pacientët në spitalin e Slavonski Brod në Kroaci po marrin tretmanin e nevojshëm dhe ka shtuar se trajtimi nga stafi mjekësor është shumë në nivel.

Svecla, që po qëndron në Kroaci, po ashtu tregoi që 26 pacientë pritet të lirohen sot nga spitali.

“Pas takimit me prefektin e Qarkut  të Sllavonska Pozhegës, Danijel Marushiq, drejtorin e Spitalit dr. Samargjiq dhe drejtorin e Policisë së Sllavonska Pozhegës Antun Valiq nga të cilët u njoftuam në detaje mbi të gjitha informatat e nevojshme sidomos mbi gjendjen e pacientëve, vazhduam me vizitën në spitalin e qytetit ku takuam gjithë pacientët e shtrirë aty. Të inkurajuar me përmirësimin e gjendjes së tyre pasi vërehej përkujdesje maksimale e gjithë stafit mjekësorë, kuptuam se tashmë 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali. Nga 16 pacientë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar shtuar se tani po punohet për rikthimin e bashkëatdhetarëve nga spitali si dhe kthimin e kufomave tek familjet e tyre.  

“Tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre. Edhe njëherë duhet falemnderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)