Eksperti i komunikacionit: Është dashur të jenë 3 shofera

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 21:38
Eksperti i komunikacionit: Është dashur të jenë 3 shofera

Eksperti i komunikacionit, Ramadan Mazreku, ka thënë në e se njëra ndër arsyet që ka ndodhur aksidenti tragjik në Slavonski Brod është që nuk ka pasur shoferë të mjaftueshëm për një rrugë kaq të gjatë.

Ai thotë se i kujtohet edhe një rast kur kishin vdekur 10 persona më 2002 kur disa udhëtarë që ishin duke u kthyer nga Ulqini ishin aksidentuar në Kullë të Pejës.

“Është rasti i dytë. Rasti i parë në kullë ku kishin vdekur 10 presona. Ka qenë rast i ndijshmë dhe kishim shkuar të ndihmojmë policinë rajonale të Pejës dhe të asistojmë në marrjen e gjurmëve. Rasti ka qenë trishtues dhe i ndijshëm. Kam komunikuar për rastin në Kroaci me kolegët atje dhe me ata që merren me ekspertiza. Sipas tyre është përgjumja e shoferit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur arsyen pse mendon se ka ndodhur aksidenti në Kroaci.

“Shoferi ka qenë shumë i lodhur. Është dashur të jenë 3 shofera”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)