Republika Serbe inicion ligjin që dërgon në burg këdo që i quan serbët popull që ka kryer gjenocid

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 23:00
Republika Serbe inicion ligjin që dërgon në burg këdo që i quan serbët popull që ka kryer gjenocid

Përfaqësuesit e Republikës Serbe do të iniciojnë një ligj që do të dërgojë në burg këdo që e quan popullin serb si popull gjenocidal.

Së fundi, edhe Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Valentin Inzko, ka iniciuar ndryshimin e ligjit në nivel vendi që dënon të gjithë ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Kjo nuk është pëlqyer nga Republika Srspka dhe përfaqësuesi i saj në Presidencën 3-anëtarëshe të Bosnjës, Milorad Dodik. Edhe partitë tjera serbe nuk e kanë pranuar këtë vendim.

Sot, në komisionet e Kuvendit Popullor të Republikës Serbe janë iniciuar dy ligje si kundërpërgjigje për këtë, e një prej tyre dënon të gjithë ata që Republika Serbe krijesë e dalë nga gjenocidi apo që serbët i quan popull gjenocidal.

Këto ligje pritet të miratohen në seancën e së premtes, e cila do të jetë e mbyllur për publikun.

Serbët nuk e pranojnë që ka ndodhur gjenocid ndaj popullit boshnjak dhe sidomos nuk e konsiderojnë si gjenocid atë që ka ndodhur në Srebrenicë ku mbi 8000 meshkuj të paarmatosur u vranë pa asnjë arsye nga grupet paramilitare serbe dhe ushtria e serbëve të Bosnjës.

(Kosova Sot Online)