Ja kush fshihet saktë pas tiketave ngjitëse prej 5 eurosh që po bëhej plan t’i vihej kosovarëve si taksë

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 12:24
Ja kush fshihet saktë pas tiketave ngjitëse prej 5 eurosh që po bëhej plan t’i vihej kosovarëve si taksë

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, ditë më parë nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve.

Kjo marrëveshje i obligonte  qytetarët kosovarë të paguanin nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve.

Por kjo kontratë u pezullua pas raportimit ekskluziv nga Syri.net Kosova.

Kontrata në fjalë, sipas dokumenteve të siguruara ishte anuluar në vitin 2019 dhe për të njejtën u publikuan dokumente që dëshmojnë poashtu se ka pasur shkelje ligjore nga ministri Liburn Aliu, kabineti i tij dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi. (LINK)

Por kush qëndron pas kompanisë e cila do fitonte 2 milionë euro, media sjell detaje të reja

 “Auto Control Kosova” bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, ka kapital vetëm 1 mijë euro.

E njëjta sipas ARBK-së ka vetëm tre punëtorë, derisa numri i aksionarëve shkon në shtatë.

Si aktivitet primar, kjo kompani e ka deklaruar tregtinë me shumicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve, derisa është hapur në vitin 2018.

Syri.net Kosova përmes burimeve të saj merr vesh se tre nga shtatë aksionarët janë familjarë të afër të dekanit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinë, Avni Puka.

Dekani i Fakultetit Juridik dhe anëtari i komisionit te vetingut I lidhur me tiketën ngjitëse

Tiketa ngjiteseeshtenje projekt i cili ishte iniciuar nga Pal Lekaj, por qënuk kishte arritur të finalizohej asnjëherë derisa në Ministrin e Infrastrukturës erdhi HysenDurmish.

Kjo çështje ngjalli shqetësimin e gjithëshoqërisë duke kundërshtuar këtë taksë si të paligjshme dhe të pa-arsyeshme.

Kompania AUTO CONTROL KOSOVA SH.P.K. e cila kishte firmosur kontratën me Hysen Durmishin nga shënimet ne ARBK figuron se ka disa aksionarë që janë të lidhur me persona të njohur për publikun.

Tenderi për tiketa ngjitëse doli te ishte një pazar i hershëm cili mundësoj edhe formimin e Qeverise Hoti.

Persona të afërt me ish -deputetin nga Malisheva Haxhi Shalën del se janë të lidhur me kompaninë‘AUTO CONTROL KOSOVA SH.P.K’.

Si aksionar të kompanisë figurojnë 4 persona me mbiemrin Puka e të cilët janë familjar të ngushtë të Dekanit të Fakultetit Juridik Avni Puka.

Aty figuron Rrustem Pukaj, babai i dekanit, Hysni Pukaj, vëllai i dekanit, si dhe Egzon Pukaj familjar i afërt, të cilët posedojnë 65% të aksioneve.

Sipas burimeve të redaksisë në dosje figuronte edhe bashkëshortja e Avniut, Eralda Puka, por me vonë ishte zëvendësuar me aksionaret tjerë.

Avni Puka, është anëtarë i komisionit të emëruar nga Qeveria Kurti 1, si ekspert për draftimin e skenarëvepër procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, si aksionar me 5% te aksioneve figuron edhe Driton Qehaja, profesor i Fakultetit Ekonomik, i afërt me Zëvendës Kryeministrin Besnik Bislimi.

Këtë kontratë e fitoi kompania më e shtrenjtë ani pse dy kompanitë tjera ofertuan me çmim më të lirë

Syri.net Kosova përmes burimeve të saj merr vesh se ishin dy kompani tjera të cilat kishin ofertuar në këtë shprehje të intersit nga MI.

Njëra prej tyre ishte koncercium gjermano-shqiptar e cila sipas burimeve të Syri.net Kosova, kishte ofertuar me gati 3-fish çmim më të lire.

“1.60 euro për cope ka qenë oferta, kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara, por prej momentit të anulimit të kësaj kontrate në 2019, asnjëherë nuk kanë marrë informacion mbi arsyjen e anulimit të saj” thotë burimi

Ndërsa kompani tjetër në fjalë siç tregon burimi kishte ofertuar me 2.50 euro për cope për tiketë ngjitëse.

E vërteta e ‘tiketave ngjitëse’ dhe lidhja e saj me ish-deputetin Haxhi Shala

Syri.net Kosova, një vit më herët kishte raportuar se ishte pikërisht kjo kontratë e cila iu premtua ish-deputetit Haxhi Shala në këmbim të votës vendimtare për krijimin e qeverisë Hoti.

I kontaktuar nga Syri.net Kosova, ish-deputeti Shala nuk e kishte mohuar një gjë të tillë, duke refuzuar ti komentoj raportimet.

(Kosova Sot Online)