
Lexoni edhe:
Sinjale pozitive nga Britania e Madhe, shënon reduktim të rasteve pas rihapjes së plotë
Qeveria rajonale e rajonit Somali të Etiopisë të martën i akuzoi grupet e armatosura nga Afari fqinj për vrasjen e qindra civilëve në një sulm.
Zëdhënësi i qeverisë rajonale, Ali Bedel, i tha agjencisë Reuters se grupi i armatosur nga rajoni Afar kreu një masakër të shtunën në zonën e njohur me dy emra, Gedamaytu ose Gabraiisa. Kjo zonë është një nga vendet e kontestuara përgjatë kufirit mes dy rajoneve.
Sinjale pozitive nga Britania e Madhe, shënon reduktim të rasteve pas rihapjes së plotëLexoni edhe:
Sulmin e konfirmuan edhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë rajonale të Somalit, duke folur në kushte anonimiteti. Ata nuk saktësuan ndonjë shifër të të vrarëve.
Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Afarit, Ahmed Koloyta, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Agjencia Reuters nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur t’i vërtetojë hollësitë e sulmit. Një zyrtar tha se qeveria ka dërguar zyrtarë shëndetësorë në zonë për të ofruar ndihmë për numrin e lartë të të lënduarve.
(Kosova Sot Online)