Haziri për Sami Kurteshin: Është heroi im

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 22:40
Haziri për Sami Kurteshin: Është heroi im

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se e kishte shumë të vështirë të debatonte me ish-kandidatin e VV-së për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, në vitin 2017.

Ai thotë se për shkak të afërsisë që kanë pasur familjet e të dyve është dashur që të kursehet maksimalisht në debatet me Kurteshin. Po ashtu, Haziri ka thënë se Kurteshin e njeh për kontributin e tij para luftës si aktivist.

“Është heroi im”, ka thënë ai.

Haziri kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017 dhe është kryetar i Gjilanit ndërkohë që ai ka kandidauar sërish edhe për një mandat.

Haziri thotë se tani garën do ta ketë me VV-në.

 “Në Gjilan rivaliteti ishte LDK-PDK, tash është LDK-VV”, tha ai

“Shumë eksponentë të PDK-së në Gjilan kanë aderuar në VV”, shtoi ai


(Kosova Sot Online)