Dallavere të mëdha, punë të lëna në gjysmë: Dëshmi se si Shpend Ahmeti e shkatërroi komunën e Prishtinës

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 10:10
Dallavere të mëdha, punë të lëna në gjysmë: Dëshmi se si Shpend Ahmeti e shkatërroi komunën e Prishtinës

Raporti i ZAP-it ka evidentuar plot shkelje në Komunën e Prishtinës e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti për vitin 2020.

Në këtë komunë, sipas auditorit pati parregullsi në faturimin e tatimit në pronë, parregullsi me subvencione, ngecje në përfundimin e projekteve.

Media iu sjell disa prej gjetjeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit për këtë komunë:

Shqyrtimi i vonuar i kërkesave për pajisje me leje të ndërtimit dhe leje mjedisore

Komuna nuk ka respektuar afatet ligjore për lëshimin e lejeve ndërtimore, këto leje ishin lëshuar me vonesë. Në 13 nga 18 mostrat e testuara të lejeve të ndërtimit, kemi identifikuar se vonesat në shqyrtim të këtyre kërkesave ishin nga një deri në 11 muaj. 

Image

Shfrytëzimi i pronave publike pa kompensim dhe me kontrata të skaduara

Në vitin 2014 Komuna kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat në “Zonën Industriale”. Të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj Komunës.

 Megjithatë, nga Komuna nuk është ofruar ndonjë shpjegim konkret, pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta adresuar këtë çështje.

Në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal, në vitin 2007 ishin dhënë me qira 21 banesa për ish këshilltarët komunal. Ndërsa, me vendimin e komisionit për çështje banesore në vitin 2008 ishin dhënë edhe 22 banesa tjera me qira për punëtorët administrativ. Në dy rastet sipas kontratave afati i shfrytëzimit ishte për periudhën 10 vjeçare.

Prej tyre, kemi testuar katër raste dhe kemi gjetur se këto kontrata kanë skaduar dhe të njëjtat nuk janë vazhduar më, edhe pse qiramarrësit vazhdojnë ta shfrytëzojnë pronën publike/banesat. Përveç kësaj edhe pse kompensimi ishte minimal (0,30€/m2 ) pagesa e qirasë nuk ishte bërë me kohë të rregullt dhe figuronin borxhe të akumuluar nëpër vite në vlerë 15,874€6 .

Image

Pa rregullsi në faturimin e tatimit në pronë

Në tri nga gjashtë mostrat e testuara, Komuna ka lejuar zbritjet prej 15,000€ duke i evidentuar si vendbanime parësore për dy a më shumë prona në pronësinë e një tatimpaguesi, për këto raste ishte bërë nën-faturim në vlerë prej 1,395€5 .

Nga analiza e bazës së shënimeve të Protax-it kemi konstatuar se edhe në 60 raste tjera (prona/objekte të tatim-paguesve), ju ishte bërë zbritja e parregullt (që nuk lejohet me ligj) të vendbanimit parësor prej 15,000€ dhe Komuna për arsye të këtij nën-faturimi ka humbje financiare rreth 10,000€.  Kurse në tri mostra tjera, kemi gjetur se është bërë mbi-faturim në vlerë prej 67.5€, duke mos u aplikuar zbritja adekuate e vendbanimit parësor të një prone (objekti) për tatimpaguesit. Nga analiza e bazës së shënimeve Protax, si rezultat i mos zbritjes së vendbanimit parësor prej 15,000€ të një prone për tatimpaguesit, Komuna ka mbi-faturuar 350 tatimpagues tjerë në vlerë prej 7,875€6 . Kjo ka ndodhur si rezultat i mos deklarimit të vendbanimit parësor nga ana e tatimpaguesve dhe mos vlerësimit (ri anketimit) gjatë fazës se inspektimit nga ana e anketuesve në teren.

Image

Mos përgatitja e planit vjetor për mbështetje financiare/subvencionim

Komuna nuk ka përgatitë planin e konsoliduar vjetor të mbështetjes financiare për OJQ për vitin 2020. Përveç Drejtorisë për rini dhe sport të cilët kishin përgatitur planin vjetor për subvencionim, nuk na janë ofruar dëshmi se edhe drejtoritë tjera kishin përgatitur planet e tyre vjetore për subvencionim të projekteve. 

Image

Parregullsi në procesin e subvencionimit

Te subvencioni për “Përkrahje fermerit për dëmet e shkaktuara në bujqësi” në vlerë prej 48,500€, aplikuesi/fermeri kishte kërkuar ndihmë financiare nga Komuna për dëmet e shkaktuara nga breshri/shiu për kulturën bujqësore (speca) në 80% të sipërfaqes prej 4.3ha. Për vlerësimin e dëmit Komisioni vlerësues kishte përgatitur një raport, ku kishin vlerësuar dëmin prej 80% apo 37,800€ për sipërfaqen 4.5ha dhe përveç kërkesës për kompensim të dëmeve sa kishte kërkuar aplikuesi, komisioni kishte përfshirë në raportin vlerësues edhe 9ha shtesë të kulturës bujqësore (patate për 4.5h-50% dhe 4.5h80%) në vlerë 40,950€ për kompensim të dëmit.

Raporti i përgatitur gjatë vizitës në teren për vlerësimin e dëmeve përmbante vetëm informatën mbi hektarët, përqindjen e dëmit dhe disa fotografi. Komisioni i kishte propozuar MBPZHR-së pagesën e dëmeve në vlerë prej 78,750€. Në fund të vitit Komuna nga buxheti i saj kishte paguar në llogari të fermerit 48,500€; dhe  Përfituesi i subvencionit për projektin “Table Stories” në fushën e kinematografisë, në vlerë prej 6,000€, nuk e kishte realizuar projektin e financuar brenda afatit të paraparë në kontratë që ishte deri me dt.31.12.2020.

Sipas nenit 5 parashihet edhe shkëputja e kontratës në rast të tejkalimit të afatit të pajustifikueshëm për realizim, dhe sipas nenit 6 bartësi i projektit obligohet që shumën e pranuar dhe kamatën ligjore t’ia kthej Komunës. Komuna nuk kishte monitoruar nëse projekti i subvencionuar po realizohet nga përfituesi dhe nuk kishte pranuar njoftim zyrtar për mos realizim të projektit nga ana e përfituesit. Pas kërkesës sonë për informata rreth realizimit të projektit (22.02.2021), përfituesi ka njoftuar përmes e-mail-it se projekti ka pasur vështirësi dhe nuk është realizuar sipas afatit të planifikuar, por pritet të realizohet në muajt në vazhdim. Deri në kohën e përfundimit të auditimit (26.03.2021), auditori nuk ka pranuar ndonjë raport apo dëshmi se projekti është përfunduar. Gjithashtu, nuk janë përdorur formularët standard të vlerësimit të kërkesave siç përcaktohet me Rregulloren për subvencionim, që përfituesi kishte/nuk kishte obligime të papaguara tatimore ndaj Komunës, nuk kishte sjellë dëshmi që konfirmon se nuk ka konflikt interesi dhe dëshmi që projekti nuk ishte financuar edhe nga fondet tjera. 

Image

 Vonesa në përfundimin e punëve të kontraktuara

Sipas Kushteve të veçanta të kontratës publike kornizë “Sanimi i gropave dhe deformimeve të shtresave të asfaltit në rrugë dhe trotuare të Komunës së Prishtinës” me vlerë indikative prej 202,105€, neni 1, paragrafi 1.4 thekson se kontrata përfundon me dt.15.08.2020. Ndërsa sipas situacionit përfundimtar) me vlerë prej 85,799€, punët ishin përfunduar jashtë afatit të paraparë me kontratë apo me dt.13.11.2020 dhe se pagesa është bërë me dt.08.12.2020, duke mos ofruar ndonjë arsye për vonesën.

 Sipas kushteve të veçanta të kontratës për “Furnizimi me aparat CDM ” që ishte nënshkruar me dt.20.09.2019 me vlerë 221,000€, parashihet që realizimi i këtij projekti të jetë 60 ditë sipas afatit të liferimit. Sipas situacionit të fundit me dt.29.06.2020, furnizimi me këta aparate paraqet vonesa rreth nëntë muajve apo 270 ditëve në pranimin e furnizimit.

Image

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU

https://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2021/07/RaportiAuditimit_K_PR_2020_Shqip.pdf?fbclid=IwAR0bm7ImezX3vNj1uDkKXxGBn_s1THEdO8BPQZEkK6DlYvXrd9KGVRWHvSE

(Kosova Sot Online)