Po e kërkojnë qytetarët, Prokuroria Speciale mos të amniston Shpend Ahmetin e inkriminuar!

Po e kërkojnë qytetarët, Prokuroria Speciale mos të amniston Shpend Ahmetin e inkriminuar!

Gani Qarri

  • 27 July 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Edhe ky reagimi i fundit qytetar, do duhej të ishte edhe një thirrje tjetër shtesë për Prokurorinë Speciale që të aktivizohet sa me parë dhe të merret seriozisht me hetimin e të gjitha denoncimeve kundër Shpend Ahmetit, pasi që llogaritet se janë të deponuar së pakut rreth 50 denoncime dhe kallëzime penale nga qytetar të lagjeve të ndryshme, për probleme e abuzime po ashtu nga më të ndryshmet, të cilat duhet të shqyrtohen dhe merren me kohë, vendimet dënuese.

Mashtrimi që matrapazi Shpend Ahmeti, u ka bërë banorëve të rrugës “Muharrem Fejza” me pjesët lidhëse të kësaj lagje, ka detyruar ata së fundi edhe të protestojnë kundër tij, pikërisht për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve në lagjen e tyre, telashe me të cilat banorët e kësaj lagjeje po ballafaqohen tash e plot 4 muaj dhe ende nuk duken të jenë askund afër finalizimit. Ndaj duke mos parë zgjidhje tjetër, qytetarët e Prishtinës po e përcjellin në vijimësi me protesta, pakënaqësi, fyerje dhe me turp kryetarin Shpend Ahmeti, duke e notuar atë si kryetarin më të dështuar, mashtrues dhe të korruptuar për këto dy mandate që po i lë prapa me turp, me një qytet të degraduar, të kthyer prej tij në xhungël të vërtetë që do ri-sistemuar e ri-projektuar nga pasardhësit e Shpend Ahmetit pas zgjedhjeve të tetorit të këtij viti.

Punimet të cilat kanë filluar tash e katër muaj, në këtë lagje, po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçante kanë mbetur pothuajse tërësisht të mbyllur, kurse nga vërshimet e këtyre ditëve, rrugët e hapura për kinse rregullim janë shkatërruar akoma edhe më shumë, përderisa pjesa e lagjes ku po zhvillohen këto punime, është krejtësisht e paralizuar për jetë dhe e bllokuar për lëvizje, madje edhe për nevojat më emergjente tash e katër muaj. Për aq më tepër, përveçse nuk ka hapësira të sigurta për këmbësorët, as për personat me nevoja të veçanta edhe prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca.

Ndërsa në hallë edhe më të madh janë të sëmurët dhe të moshuarit pasi që shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje për shkakun e mungesës së rrugëve alternative, sepse edhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen fare. Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë, sidomos pas reshjeve të fundit, ku rrugicat e pa përshtatshme për lëvizje janë bërë edhe më të pa kalueshme dhe çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd. Madje me reshjet e fundit, shumë shtëpi në katet përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht, nga uji, duke depërtuar brenda tyre edhe mbeturina e materiale rrugësh, për të mos thënë edhe kanalizimet, që ishin të hapura e të groposura kinse për rregullim, duke u futur kështu edhe në muajin e 5-të, pa asnjë shpresë se do të përfundojnë së shpejti!

Pra ky është vetëm një nga inkriminimet e rënda të Shpend Ahmetit, të zhytur thellë në krim e korrupsion përgjatë të dy mandateve të tij, mashtrimi më i madh që ju bëri qytetarëve të Prishtinës, është mbushja e xhepave me dhjetëra e qindra miliona euro nga krimi i organizuar dhe mafia e ndërtimeve duke shitur leje ndërtimore, që është edhe arsyeja kryesore pse ai nuk e morri guximin që ta sprovojë veten edhe për një mandat tjetër në garën për kryetar të Prishtinës, për çka partia e tij, e dështuar-PDS, është deklaruar zyrtarisht se nuk do të merr fare pjesë në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, e cila as që ekziston si parti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".