10 persona të vaksinuar me dy dozat janë infektuar

  • A.P /
  • 30 korrik 2021 - 18:42
10 persona të vaksinuar me dy dozat janë infektuar

Në konferencën për media të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia u ngrit edhe deklarata e infektologut Salih Ahmeti, se 10 persona me dy dozat e vaksinës janë infektuar përsëri.

Lidhur me këtë deklaratë, ministri Vitia tha se gjendja e këtyre personave është stabile.

Ai tha se në SHBA, 99 për qind e rasteve me fatalitet kanë qenë pa vaksinim.

“Gjendja e peronave të infektuar pas vaksinimit është stabile dhe marrja e dy dozave jo domosdoshmërisht do ju mbrojë nga infektimi, por 99 për qind e rasteve në SHBA që kanë përfunduar me fatalitet janë persona të pa vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Ministri potencoi se nevojiten disa ditë për krijim të imunitetit pas marrjes së vaksinave dhe në rast se sëmuremi do kalohet më lehtë.

“Duhet të kemi parasysh se pas marrjes së vaksinave duhen disa ditë për të krijuar imunitetin për mbrojtje nga sëmundja dhe nëse sëmuremi është vërtetuar se gjendja e këtyre personave është shumë më e lehtë’, theksoi Vitia.

(Kosova Sot Online)