Shpërthen zjarri në malet e Rugovës – intervenon Policia, FSK dhe KFOR’i

  • A.P /
  • 30 korrik 2021 - 22:45
Shpërthen zjarri në malet e Rugovës – intervenon Policia, FSK dhe KFOR’i

Është lokalizuar zjarri në Shtupeq të Rugovës. Lajmin e dha Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook’ut se kanë angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK’së, si dhe po ashtu kanë bashkëpunuar me KFOR’in, ku kanë ndërhyrë me dy helikopterë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë. Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK’së”, ka njoftuar Mehaj.

Ministri thotë se situata është nën kontroll.

“Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll. Ne jemi dhe do të jemi me ju dhe të gjithë qytetarët e vendit në çdo moment dhe në secilën rrethanë. Kjo është detyra jonë!Ky është misioni ynë”, ka thënë Mehaj.

(Kosova Sot Online)