Katër persona diagnostifikohen me virusin HIV këtë vit në Kosovë

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 10:32
Katër persona diagnostifikohen me virusin HIV këtë vit në Kosovë

Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë diagnostikuar katër raste të reja me virusin HIV-AIDS.

Kështu thotë për arbresh.info Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit kosovar të personave që jetojnë me HIV në Kosovë.

Ai pohon se në muajin shtator të vitit të kaluar janë kryer testimet e fundit për HIV.

“Këtë vit janë diagnostikuar 4 persona me HIV. Këtë vit ende nuk janë kryer analizat laboratorike. Analizat e fundit janë realizuar vitin e kaluar në Shtator. Ndërsa numri total i personave me HIV në Kosovë janë 136.”, ka thënë Gjonbalaj.

Procedura për kryerjen e analizave për HIV bëhet përmes Klinikës Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndryshe, në Kosovë aktualisht numërohen 136 perona të prekur me virusin HIV/AIDS, ndërsa rasti i parë është regjistruar 34 vjet më parë.

Virusi HIV vazhdon të jetë problemi global shëndetësor i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka marrë gati 33 milionë jetë deri më tani, kurse 38 milionë persona jetojnë me të.

Falë terapisë dhe trajtimit efektiv, infeksioni me HIV është bërë gjendja kronike më e menaxhueshme. Ky virus, sulmon sistemin imunitar dhe e dobëson mbrojtjen e njerëzve kundër shumë infeksioneve dhe disa llojeve të kanceri.


(Kosova Sot Online)