Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali, mbi 6 mijë raste të reja

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 18:00
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali, mbi 6 mijë raste të reja

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.513 raste me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264.860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6.513 persona rezultuan pozitiv. Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë shkuar në mbi 6 mijë.

 

Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në Itali janë regjistruar gjithsej 4.350.028 raste me COVID-19.

Në këtë shtet janë 87.285 raste aktive me koronavirus, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214.

Me vdekjen e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 128.063.

Ndërkaq, 2.170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 4.134.680.

Që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv, në Itali deri më sot janë administruar 68.280.456 doza të vaksinës, prej të cilave 32.265.237 persona kanë marrë të dyja dozat e nevojshme.

(Kosova Sot Online)