Tha se burri i Vjosa Osmanit i dërgoi letër pas intervistës, krejt çka kishte thënë Ganimete Musliu

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 12:48
 Tha se burri i Vjosa Osmanit i dërgoi letër pas intervistës, krejt çka kishte thënë Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu po deklaron se veç tre ditë pas një interviste që kishe dhënë në një emision, i ka shkuar një letër me tone kërcënuese nga adresa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e që ishte shkruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Në datën 2 korrik të këtij viti, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ftuar në emision ka folur edhe për burrin e presidentes Vjosa Osmanin, Prindon Sadriun.

Pas kësaj interviste, deputetja e PDK-së deklaroi se pas kësaj interviste i ka shkuar një letër nga Prindon Sadriu.

Në letrën që ka siguruar Express, Sadriu i kërkon Musliut të kërkojë falje publike, për një deklaratë që e ka thënë në emision.

“…ta keni parasysh se shpifjet që keni bërë më kanë shkaktuar mua dhe familjes sime dëme të pariparueshme, për të cilat dëme ju jeni personalisht përgjegjëse”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sadriut drejtuar Musliut.

Sadriu tutje e ka paralajmëruar Musliun se do të ngritë padi civile ndaj saj.

“…ju njoftoj se së shpejti do të paraqes një padi civile për shpifje kundër jush. Në këtë padi, ndër të tjera, do të kërkojmë edhe kompenzimin e dëmit që më keni shkaktuar me shpifjet që keni bërë”, ka shkruar Sadriu.

Ndërkaq Musliu ka deklaruar se edhe ajo do të ngritë padi ndaj Prindon Sadriut.

Çka tha Ganimete Musliu në Frontal për Prindon Sadriun, transkripta:

Unë kam që 10 vite që i përcjelli politikat e sigurisë në Kuvend të Kosovës, dhe nuk guxoj të hesht kur e shoh degradimin dhe prishjen e imazhit të forcave të sigurisë.

Është degradim kushdoqoftë ai, ushtari rezervë, aq më tepër, bashkëshorti i presidentes nuk guxon ta keqpërdorë pozitën e tij çfarëdo pozite qoftë ajo. Ai tani, ambasador me korrespodencë, ushtar me korrespodencë. Ku është ai aktiv, nuk rrinë asniher në Shkup, për çdo herë i ki udhëtimet e tina, udhëton përç do ditë Shkup-Kosovë, me makinë zyrtare. Afër Shkupi, i hip makinës edhe vjen.

Është e emëruar nga bashkëshortja e tij ambasador në Shkup, sikur ta kish bë këtë paraardhësi i presidentes, kish me ndodhë cunami, thjesht nuk lejojmë ta shkatërrojmë imazhin e FSK-së, është investu gjatë, edhe nga shteti e nga miqtë tanë e veçanërisht SHBA-së.

Për të plotësu egon, nuk guxojmë të lejojmë shkatërrimin e imazhit të FSK-së. Shikojeni të lutem, nëse e do (uniformën e FSK-së), le te vendos në vitrinë, çdo mëngjes e çdo mbrëmje le ta shikon, po nuk guxon me keqpërdor.

(Kosova Sot Online)