
Lexoni edhe:
Diva Adelina: Deri kur kështu këtu nuk muj me jetu, deri kur kështu juve me ju duru
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave, ka inicuar rast pas shqiptimit të gjobave me nga 450 euro, për çiftin që u zunë nga policët duke u puthur në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar IPK me anë të një përgjigjeje me shkrim, teksa thuhet se rasti është duke u trajtuar dhe analizuar nga Departamenti i Menaxhimit të Ankesave.
Diva Adelina: Deri kur kështu këtu nuk muj me jetu, deri kur kështu juve me ju duruLexoni edhe:
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se pas publikimit të këtij lajmi, IPK respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave ka inicuar rast sipas detyrës zyrtare. Rasti në fjalë është duke u trajtuar dhe analizuar nga ky Departament”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Një burrë dhe një grua janë gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, të mëkurën pak pas mesnatës kur ishin puthur në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë. Ky dënim nxiti shumë reagime, e në media u raportua si skandaloz.
Avokati i burrit të gjobitur, Edis Kuraja thotë se me veprimin e zyrtarëve policor janë shkelur të Drejtat e Njeriut dhe se Kosova nuk është në Lindjen e Mesme për sanksionimin e këtyre veprimeve.
Ndërsa, në një prononcim , drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se sjellja e çiftit mund të konsiderohet e pranueshme dhe normale në klube të natës, ku mosha e personave që i frekuentojnë është e moshës madhore.
Miftaraj thotë se sjellja mund të konsiderohet e pahijshme nëse do të ndodhte në një vend publik, i cili frekuentohet nga fëmijet apo të miturit.
(Kosova Sot Online)