Vijon përpjekja për shuarjen e flakëve në Turqi

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 19:17
Vijon përpjekja për shuarjen e flakëve në Turqi

Prej 6 ditësh në pjesën e Egjeut, vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve masive.

Situata është përmirësuar disi në pyjet e Manavgatit por ende forcat zjarrfikëse nga toka por edhe nga ajri po mundohen të vënë flakët nën kontroll.

E njëjtë vijon situata edhe në qytezën Marmaris.

Vatrat janë fikur në disa zona por gjendja mbetet serioze. Vënia e flakëve nën kontroll është e vështirë edhe për shkak të erës që fryn në zonë.

Banorë të shumë fshatrave janë evakuuar ndërsa autoritetet u kanë mundësuar strehim dhe ushqim.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të vendit, qyteti i Vanit ka qenë nën pushtetin e reshjeve. Sasia e madhe e shiut dhe breshëritë shkaktoi përmbytje.

Për pasojë të paktën 6 shtëpi u shembën ndërsa disa banorë rrezikuan jetën.

(Kosova Sot Online)