Zjarr afër shtëpive në Rugovë

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 17:18
Zjarr afër shtëpive në Rugovë

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive. 

Po vijon situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta. Vatra të zjarrëve janë raportuar edhe në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt etj.

Ndërsa nga Rugova kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes vetë banorët.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën.

(Kosova Sot Online)