50 raste të dhunimeve seksuale janë regjistruar brenda vitit, a janë shtuar rastet apo raportimet

  • A.P /
  • 03 gusht 2021 - 20:57
50 raste të dhunimeve seksuale janë regjistruar brenda vitit, a janë shtuar rastet apo raportimet

Raportohen edhe dy raste të dhunimeve seksuale, njëri në Fushë Kosovë ndërsa tjetri në Graçanicë. Njohësit e sigurisë po kritikojnë institucionet për reagim të vonshëm.

Kohëve të fundit janë shtuar raportimet për rastet e përdhunimeve.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ka një rritje të vetëdijesimit të gratë dhe vajzat.

“Mund të themi se kjo që po ndodh kohëve të fundit ka të bëjë me rritjen e besimit të grave dhe vajzave të vetja e tyre së pari, pastaj te institucionet për raportimin e këtyre formave të dhunës. Mendoj se nuk ka rritje të dhunës, por rritje të raportimit të rasteve

Njohësi i fushës së sigurisë po kritikon institucionet e shtetit pasi sipas tij këto po reagojnë vetëm pas raportimeve të rasteve të dhunës seksuale.

“Zakonisht institucionet kanë reaguar kur dhuna seksuale është shndërruar në tragjedi. Institucionet këto raste i konsiderojnë si vepra konstante normale”, deklaroi Drizan Shala.

Deri më tani, për këtë vit janë raportuar mbi 50 përdhunime ndërsa në vitin që lamë pas janë raportuar 64 raste të tilla.


(Kosova Sot Online)