Burri humbi jetën në luftë me flakët, gruaja me djegje 75% të trupit, në gjendje kritike

  • E. /
  • 04 August 2021 - 11:28
 Burri humbi jetën në luftë me flakët, gruaja me djegje 75% të trupit, në gjendje kritike

Teksa ditëne sotme u përcoll në banesën e fundit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën duke tentuar të fikte zjarrin e djeshëm në Gjirokastër, mësohet se edhe bashkëshortja e tij është në gjendje kritike për jetën.

T.Haxhiaj e moshës 57-vjeç është paraqitur në Urgjencë në gjendje të rëndë, me djegie nga zjarri rreth 75%, grada III, prognozë e rezervuar.

Mësohet se pacientja po trajtohet me mjekim intensiv në Reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës, por gjendja e saj është e rëndë.

Kujtojmë se 64-vjeçari Andrea Haxhiaj po përpiqej të shuante flakët e rëna pranë banesës së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, por është asfiksuar dhe më pas djegur nga zjarri. Gruaja e tij ka tentuar ta ndihmojë por fatkeqësisht edhe ajo ka pësuar djegie të rënda. Së fundmi në Gjirokastër situata me zjarri u normalizua por raportohet se ka një rindezje të një vatre zjarri.

(Kosova Sot Online)