Detyrë e rëndë për Ministrin e Mbrojtjes, të ndalet hajnia 20 vjeçare në Ushtrinë e Kosovës!

Detyrë e rëndë për Ministrin e Mbrojtjes, të ndalet hajnia 20 vjeçare në Ushtrinë e Kosovës!
Detyrë e rëndë për Ministrin e Mbrojtjes, të ndalet hajnia 20 vjeçare në Ushtrinë e Kosovës!

Naim Miftari

  • 04 August 2021 - 08:23

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Besoj se Ministri i ri i Mbrojtjes Armend Mehaj do të del shpejt me një udhëzim të brendshëm që të rregullohen e monitorohen shpenzimet e FSK-së, pastaj nuk do të ketë mundësi për abuzim me mirëqenien e ushtarëve tanë, pjesëtarëve të FSK-së. Mos të harrojmë se nga viti 2000 e deri më tani 2021 kanë vazhduar këto manipulime, keqpërdorimi me parate dhe materialet e dedikuar për nevojat e Ushtrisë, TMK-së dhe FSK-së. Do të ishte mirë që deri sa vidhen, keqpërdoren e shtrenjtohen me manipulime tenderët e prokuruar, ato të holla të kursehen dhe të ju dedikohen vetëm nevojave të domosdoshme të pjesëtarëve të FSK-së, që me ato para të blihen armë ushtarake, armë për mbrojtje në kushte lufte, armë për ushtrinë tonë!

-Jo vetëm në Qeverisjen PAN-it dhe qeverisjen ilegale jo ligjore të LDK-AAK-Lista Serbe-Nisma-AKR, por manipulimet korrupsioni me ushqimin nuk kanë filluar vetëm me FSK-në por ka filluar që nga koha e formimit të TMK-së, nga pas Lufta kur ishte zgjedhur një pronar i një thertoreje që ishte Llapjan, dhe nga i cili blihej ushqimi- mishi, për një euro ma i shtrenjtë duke u cilësuar kinse si mish Kualitativ edhe pse shumica e mishit vinte mish i vjetër nga rezervat e Brazilit dhe Argjentinës. Shpesh herë ushtarët e TMK-së dhe të FSK-së kanë qenë edhe më të ri në moshë se sa mishi që e kanë hëngër në kuzhinat e TMK-së e FSK-së.

Dhe jo vetëm mishi por edhe nafta, mjetet e rënda, kamionët, bagerat, agregatet e ushtrisë- FSK-së shpesh herë kanë përfunduar në shtëpitë ose vikendicat e ish ministrave dhe gjeneralëve të QPK-së të Hashim Thaçit si për shembull te Azem Syla e shumë Azema tjerë që kanë qenë shumë më të pa mëshirshëm se sa Azem Syla në keqpërdorime të kapaciteteve të TMKsë dhe FSK-së për përfitime personale. Afera e fundit ku tregohet sipërfaqësisht se mishi i cili është vetëm për ushqimin të ushtarëve të FSK-së, shumica përfundon në restorantet private dhe në Kuzhinat e X Gjeneralëve e Komandantëve dhe civilëve që punojnë në administratë.

Kjo vjedhje bëhet edhe në mungesën e një ligji nga Ministria e Mbrojtjes ku duhet të caktohet dhe kontrollohet më mirë se kush ka të drejtë të ushqehet me ushqimin që sigurohet për ushtarët dhe stafin e FSK-së por besoj se tani Ministri Armend Muja do ta rregullon këtë manipulim me shpenzimet e FSK-së siç e bëri evitimin e manipulimit me gjipat e Gjeneralëve që shpesh herë përdoreshin privatisht pa kurrfarë kriteri dhe shpesh herë gjipat përfundonin nëpër dasma dhe në Plazhet e Shqipërisë e në vend parkingjet e restoranteve pikantë në Kosovë. Besoj se ministri i mbrojtjes Armend Muja do të del shpejt me një udhëzim të brendshëm që të rregullohen e monitorohen shpenzimet e FSK-së, pastaj nuk do të ketë mundësi për abuzim me mirëqenien e ushtarëve tanë, pjesëtarëve të FSK-së.

Mos të harrojmë se nga viti 2000 e deri më tani 2021 kanë vazhduar këto manipulime, keqpërdorimi me parat dhe materialet e dedikuar për nevojat e FSK. Do të ishte mirë që derisa sa vidhet, keqpërdoren e shtrenjtohen me manipulime tenderët e prokuruar, ato të holla të kursehen dhe të ju dedikohen vetëm nevojave të domosdoshme të pjesëtarëve të FSK-së, që me ato para të blihen armë ushtarake, armë për mbrojtje në kushte lufte, armë për ushtrinë tonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".